Ndërpritet energjia elektrike në Fshatin Starovë dhe në dy lagje të Pogradecit. Ende nuk dihen shkaqet, por prej rreth 30 minutash qindra familje ndodhen në terr. Duket se ndërprerja ka ardhur për shkak të një defekti, pasi është tentuar disa herë rikthimi i energjisë. Nuk dihet saktësisht kur do të kthehet energjia elektrike në këto zona.