2.9 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2.5 C
Bilisht
1.1 C
Ersekë
0.9 C
Maliq
3.8 C
Liqenas
Saturday, December 14, 2024

Konflikti që tronditi Korçën, ende asnjë gjurmë nga 4 autorët, policia në kërkim…

- Advertisement -

Në datën 14 Shkurt, në ditën e dashuruarve, Ramadan Hasan dhe vëllai i tij u përplasën fizikisht me Spartak Selima, pasi ata pretendonin se Selima kishte ngacmuar partneren e njërit prej vëllezërve. Ndërsa dje, Selima së bashku me një kushëri dhe dy shokë të tij, ndoqën Ramadan Hasanin në lagjen 16 të Korçës dhe në ambientet e brendshme të një lavazhi, ata e sulmuan fizikisht Hasanin me leva dhe shkopë bejsbolli, në shenjë hakmarrje. 30-vjeçari u dërgua me dëmtime të rënda fizike në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, duket se ngjarja ka ndodhur në një moment kur lavazhi ishte plot me njerëz, të cilët nuk reaguan për të ndaluar katër autorët, të cilët pasi rrahën 30-vjeçarin, u larguan me një mjet ngjyrë të zezë.

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes: Spartak Selima, Kristi Selima, Marsel Xhakollari dhe Erjon Guri. U bënë kontrolle në banesat e tyre dhe u ngritën pika kontrolli nga policia për të mundur kapjen e katër personave.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, reagoi për këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se rastet janë alarmante dhe policia duhet të jetë më e kujdesshme. “Policia e Shtetit duhet të kushtojë gjithmonë e më shumë vëmendje rasteve të dhunës mes adoleshentëve dhe të rinjve, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të tyre në ngjarje kriminale. Rasti i sotëm në Korçë, apo ai i pak ditëve më parë në Fier, janë alarme që duhet ta mbajnë Policinë e Shtetit të vëmendshme ndaj këtij fenomeni. Konfliktet nisin shpesh herë online dhe më pas degradojnë në dhunë fizike apo akte kriminale,” tha Balla.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit