20.4 C
Pogradec
20.5 C
Korçë
20.1 C
Bilisht
20.4 C
Ersekë
19.4 C
Maliq
21 C
Liqenas
Sunday, June 28, 2026

Sport/ SKËNDERBEU zbret më në fund në fushë, pushimet përfundojnë

- Advertisement -

Burimi: Korcaboom

Korçarët kanë zhvilluar seancën e parë të stërvitjes pas disa ditësh pushimi. Trajneri Gvozdenoviç kishte lajmëruar që stërvitja do të fillonte ditën e mërkurë në orën 14:30 dhe po të shikoje grupi ishte i plotë me përjashtim të të grumbulluarve me ekipin tonë Kombëtar U-21.

Para stërvitjes ka pasur edhe një takim mbi 30 minuta atje ku trajneri ka bashkëbiseduar me stafin e tij dhe me futbollistët dhe u ka bërë me dije edhe atë që kanë të planifikuar në stërvitjet e radhës, madje është interesuar edhe për familjet e futbollistëve se si vetë lojtarët i kanë gjetur.

Kjo tregon se duke mos pasur asnjë mungesë ky grup ka edhe një disiplinë sportive shumë të madhe.

Seancat stërvitore do të vijojnë në qytetin juglindor dhe e radhës do të jetë mesditën e sotme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit