Sezoni veror i vitit 2023 shënoi një nga flukset më të mëdha të turistëve që vizituan dhe frekuentonin Pogradecin me 450 mijë të tillë.
Nisur nga kjo eksperiencë, autoritetet lokale kanë nisur herët përgatitjet për sezonin veror të këtij viti dhe aktualisht bashkia ka përfunduar shqyrtimin e kërkesave dhe po harton kontratat me subjektet që kanë kërkuar të ofrojnë shërbime të ndryshme gjatë sezonit.
Ashtu sikurse pritej, vërehet një numër më i lartë i subjekteve që janë interesuar të pajisjen me leje përgjatë sezonit veror.
Këtë sezon veror, sipërfaqja e plazheve publike pritet të rritet, përtej parashikimeve ligjore. Rritja e interesit nga subjektet, ka nxjerrë në pah që tani mungesën e punonjësve të shërbimeve, pasi edhe nga eksperienca e vitit të kaluar subjektet kanë pasur mangësi si në vrojtuesit e plazheve, por edhe në sigurimin e kamerierëve.
Burimi: A2 CNN