Këshilli Bashkiak Pogradec ka planifikuar mbledhjen e dytë jashtë rradhe për këtë muaj, e cila është përcaktuar për ditën e nesërme datë 21.03.2024. Duket se këto mbledhje të ngutshme fshehin pas vendime të dyshimta ose që shkojnë larg interesit publik. Mbledhja e parë jashtë rradhe kishte për qëllim të miratonte hartën e re të hapsirave publike të cilat mund të shfrytëzohen nga bizneset, teksa vetë hartat përkëtheheshin në më pak hapsira publike për qytetarët. Ndërsa në mbledhjen e nesërme pritet të miratohet lejimi i vendosjes së paneleve fotovoltaike, në fshatin Blacë të Pogradecit. Kjo vendimarrje që pritet të miratohet me padurim duket se fsheh interesa të mëdha të funksionarëve të Bashkisë dhe kompanive të këtyre paneleve. Ende nuk dihet kush është kompania e cila kërkon të marri kodrën e “kalasë” në Blacë, por nxitimi për ta votuar këtë pikë me nxitim të madh nënkupton që kemi të bëjmë me një nga klientët që po kthejnë Pogradecin në pashallëkun e tyre.
Padyshim inicjativa për prodhimin bio të energjisë është pozitive sidomos për mjedisin, por favorizimi i kompanive dhe dhënia e tokave për klientët e funksionarëve të Bashkisë Pogradec, hedh hije dyshimi. Tashmë në mandatin “Xhakolli 2”, administrata e institucionit është përballë faktit që shumë asete të qytetit të privatizohen apo vetë qyteti të kthehet në një harrem me agallarë, ku vetëm bizneset e tyre dhe klientët e tyre të mund të dalin të kënaqur nga vetë qyteti.
Në foto paraqitet zona ku do të vendosen panelet:
LËNDA: Njoftim për mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Pogradec
Të nderuar!
Ju njoftojmë se ditën e Ejnte më datë 21.03.2024,ora 12:30, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë Pogradec,zhvillohet mbledhja jashtë rradhe e Këshillit të Bashkisë,e thirrur nga Kryetarja e Këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53 pika 4,dhe Regullores së Këshillit Bashkiak nr.40 datë 05.03.2020 me këtë rend dite :
1. Projekt – Vendim : Miratimi i Rendit të ditës.
2. Projekt – Vendim: Miratimi i Procesverbalit të datës 11.03.2024.
3. Leximi I vendimeve dhe konfirmimet e prefektit për mbledhjen e datës 23.02.2024.
4. Projekt – Vendim: Për krijimin e shoqatës me anëtarësi “Cool-Tour” si person juridik e themeluar nga Bashkia Pogradec dhe Bashkia Strugë në Maqedoninë ë Veriut dhe Miratimin e akteve të themelimit”.
5. Projekt – Vendim: Për miratimin në parim të dhënies në përdorim, për ndërtim aerogjeneratorë, fotovoltaikë (stacionet, bazamentet, dhe objektet përkatëse), në pasurinë me sipërfaqe totale 13.2500 (trembëdhjetë presje dymijë e pesëqind ) ha”
6. Projekt – Vendim: “Për miratimin e listës të sipërfaqes së tokës prej 12.4682 ha e ndodhur në Njësitë Administrative Proptisht, Trebinjë, Bucimas, që mund të jepen me qera”.
SEKRETARE E KËSHILLIT
Jona BOJKO
Shënim: Mbledhjet e Komisioneve të Këshillit janë si më poshtë:
Komisioni I Mandateve, Rregulloreve, Ceshtjeve Juridike, Qeverisjes se Mire, Administrates,Zgjedhjeve, Strukturave Komunitare, I Etikes, Konflitit te Interesit, Standarteve dhe Apelimeve.Komisioni I Financave, Buxhetit, Pasurive Bashkiake, Planifikimit të Zhvillimit Strategjik te Bashkise,Mbikeqyrjes Financiare,I Ekonomise Vendore, Turzimit dhe Zhvillimit Rural, Emertimeve.”. Komisioni I Sherbimeve Publike, Transportit, Levizshemrise Mjedisore, Parqeve dhe Rekreacioit, Parkingjeve, I Zhvillimit Hapesinor, Infrastruktures dhe Strehimit ., ditën e Ejnte , data 21.03.2024 ora 12:00 për pikat 1,2,3,4,5 6,te rendit të ditës,në Sallën e Këshillit Bashkiak