Shkruan Myftinia Pogradec: Falenderimet i takojnë Allahut me Emrin e të Cilit bëhet e mundur plotësimi i veprave të mira.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Myftininë Pogradec bëri të mundur shpërndarjen e 146 pakove ushqimore , ne datat 17-18.03.2024 dhuratë nga qendra e Mbretit Salman për bamirësi dhe humanizëm.
Ndihmat e ofruara janë pjesë e projektit te përvitshëm qe kjo qendër implementon ne kuadër të muajit te begate të Ramazanit.
Kategoritë përfituese ishin: Imamët e Myftnisë, Kujdestaret qe kujdesen per xhamite, Besimtaret, Jetimet, familjet në nevoje ekonomike dhe nga shtresat e personave me aftësi te kufizuara.
Myftiu i Pogradecit H. Namik Mahmutllari ne emer te Myftinise Pogradec, Imameve, Kujdestareve te xhamive, Besimtareve, Jetimeve, familjeve ne nevoje ekonomike dhe te personave me aftesi te kufizuara falenderon qendren e Mbretit Salman dhe Komunitetin Mysliman te Shqiperise qe mundesoi keto pako ushqimore me rastin e muajit te Madherueshem e te Begate te Ramazanit.