Nga Ardit Konomi: Sa herë e tejkaloj merakun se duke kritikuar publikisht mund të dëmtohet imazhi i Korçës, do të thotë që është tejkaluar gjithashtu çdo cak logjik dhe ka rënë çdo alternativë justifikuese në lidhje me fenomenin objekt të kritikës.
Ja p.sh, këto fotot ngjitur tregojnë gjendjen aktuale të periferisë të Korçës, unazës dhe rrugëve hyrëse të saj. Atje ku jetojnë njerëz, punojnë biznese dhe qarkullojnë e hyjnë e dalin vizitorë e udhëtarë. Mbjellë me plehra fund e krye.
Është shumë turpëruese, e panatyrshme për këtë qytet, e palidhur me kohën dhe kontekstin dhe fare e paarsyeshme.
Ose nuk shohin institucionet përgjegjëse, ose nuk u bën përshtypje. Sido ta kthesh e ta vërtitësh, njëra më keq se tjetra është por e keqja e madhe Korçës i mbetet në kurriz.