5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Nga Redi Dandallaku: Liqenorët “hedhin” në det bregdetarët. Pogradeci përmbys rezultatin dhe fiton mes tensionit në Sarandë

- Advertisement -

Nga: Redi Dandallaku

Liqenorët “hedhin” në det bregdetarët/Pogradeci përmbys rezultatin dhe fiton mes tensionit në Sarandë

Pogradeci ka arritur të marrë tre pikë të arta mes tensionit në transfertën e vështirë kundër Butrintit në Sarandë duke fituar me shifrat 1-3.

Një ndeshje që pothuajse i ka patur të gjitha. Përplasje mes stafeve të Pogradecit dhe të Butrintit me gjyqtarët e ndeshejes, ofendime drejt gjyqtarëve, ofendime drejt pankinës së liqenorëve dhe lojtarëve në fushë. Dy momentet më kulminante të ndeshjes ishin kur skuadra e Butrintit dhe trajneri i sarandjotëve shpërthyen në protesta kundër anësorit në momentin e akordimit të një penalltie e cila për ata përpara se të akordohej, ishte së pari pozicion jashtë loje. Ndërsa momenti i dytë kulminant ishte kur nga tribuna kryesore e stadiumit “Andon Lapa” u lëshua një breshëri shishesh plastike drejt lojtarëve të Pogradecit. Një ngjarje kjo e shëmtuar por jo e pazakontë pasi jemi mësuar që të mbyllet kështu pothuajse çdo ndeshje në futbollin shqiptar sidomos në kategorinë e dytë. Pas këtyre episodeve mundësitë janë të shumta që tifozët sarandjotë dhe fusha e tyre të dënohen nga FSHF.

Përtej këtyre në momentin kur shifrat shkuan në 1-3 pati edhe komente e shfryrje të tifozëve sarandjotë kundër skuadrës së tyre ku dyshohej se ndonjë lojtar i tyre mund të kishte luajtur në favor të miqve.

Butrinti e nisi mirë në minutat e para por vetëm në të 36-ën arriti të gjejë golin e avantazhit me Onuh. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-0 me një lojë disi më të mirë të vendësve por gjithësesi niveli nuk ishte në atë që pritej nga të dy skuadrat. Liqenorët u “zgjuan” në të 61-ën ku Topllari gjeti barazimin. Menjëherë pas këtij goli lojtarët e Butrintit u “fikën” si me telekomandë dhe do të ishte minuta e 71-të kur Këndezi fitoi një penallti në hyrje të zonës pas një gabimi amator të mbrojtësit kundërshtar. Danlandi e merr përsipër dhe çon shifrat në 1-2 duke mposhtur portierin Hoxha. Në të 77-ën Kazeem bën çfarë të dojë me mbrojtjen kundërshtare nga krahu i majtë duke i dribluar lehtësisht dhe shkon drejt portierit duke ia ngritur sferën pak mbi kokë dhe e çon në krahun e djathtë të portës për 1-3.

Pas golit të tretë pati edhe dy raste të pastra për Pogradecin njëherë me Shkulakun e Peqinin, por pa rezultat. Nga ana tjetër Butrinti u fik totalisht. Me fitoren e sotme Pogradeci është sërish në vend të dytë me 39 pikë dhe Luftëtari në vend të parë me 40 pikë. Luftëtari mposhti me shifrat 1-0 Këlcyrën në stadiumin “Gjirokastra”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit