8.1 C
Pogradec
7.4 C
Korçë
7 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
6 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Thursday, November 7, 2024

Koleksionisti i kartolinave/ Mirgen Shamblli nga Korça ruan mbi 5 mijë kartolina e fotografi: Pas 1990, qyteti ndryshoi

- Advertisement -

Kjo kartolinë, me dy objektet e kultit; xhamia Ilias Bej Mirahori dhe kisha e Shen Gjergjit, daton në vitin 1915.

Studioja krijuese e kësaj kartoline, sipas porositësit, duhet të përcillte mesazhin e bashkëjetesës së qytetarëve, pavarësisht besimit të tyre, bashkëjetesë e cila nuk është vendosur në dyshim dhe nuk është tronditur asnjëherë gjatë gjithë historisë.

Sipas koleksionistit Mirgen Shamblli, kartolinat dhe fotografitë tregojnë shpirtin dhe jetën e një qyteti. Në koleksionin e tij prej më tepër se 5 mijë fotografi dhe kartolina, tregohen aspekte të ndryshme në rrugëtimin e këtij qyteti në histori, zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor të tij, por jo vetëm kaq; një rëndësi të veçantë në këtë koleksion zë edhe ndryshimi në vite i urbanistikës dhe arkitekturës së tij.

Janë përjetësuar në celuloid momentet më të rëndësishme historike të Korçës, siç është ai i shpalljes së Krahinës Autonome nën protektoratin Francez, apo momente nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, kur partizanët hyjnë në qytet si çlirimtarë.

“Dokumenti më i vjetër për historinë e Korçës, është libri, botimi i 1909, “Korça dhe fshatrat përreth”. Flasim për dokumente autentikë, për momentin nuk kam arritur të siguroj, është gjë shumë e vështirë”.

Për të lindurit pas viteve 1990, Shamblli u tregon dhe një Korçë tjetër, atë të zhvillimit arkitekturor dhe urbanistik gjatë periudhës së komunizmit.

“Së fundmi paraqita Korçën me imazhe të ndryshme, nga vitet ’20 deri në ditët e sotme. Paraqisnin jetën e qytetit.”

Në koleksionin e Mirgen Shambllit një vend të rëndësishëm ze edhe zhvillimi ekonomik. Koleksioni i tij është përfshirë në dy botime, të publikuara së fundmi edhe në një panair në Stamboll, ku tregohen pullat e taksave  si gjatë perandorisë osmane, edhe gjatë krahinës autonome të Korçës./abcnews.al

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit