4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Sport/ Skënderbeu triumfon ndaj Egnatias, 2 gola tronditën miqtë

- Advertisement -


Burimi: Korca Boom

Skënderbeu-Egnatia 2-0

Shënues: Franklin 21’, 40’

SKËNDERBEU: Alia, Gerco (Shaqe 93′), Prençi, Rabiu, Randi, Nikaj (Ramos 81’), Vangjeli, Juri, Liço, Rashica (Lika 93′), Franklin (Djantu 87’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç

EGNATIA: Sherri, Rama, Xhemajli (Joel 34’), Malota, Ndreca, Dulise, Aleksi, Fernando (Ahmetaj  68’), Zejnullai (Spahiu 68’), Montenegro (Lukas 76’) , Ibrahimoglu (Drame 76’). Trajner: Edlir Tetova

Kartonë të verdhë: Ndreca, Dulise, Aleksi / Randi, Rashica, Gentjan Liço

Ndeshja nis e qetë për të dy skuadrat, madje me kujdes, duke studiuar njëra-tjetrën.

Vetëm në minutën e 9-të do të vinte rasti i parë teksa Skënderbeu me anë të Rashicës duhet të kishte shënuar. Përfiton nga një gabim i mbrojtjes mike dhe nuk shënon, pasi pret gjuajtjen e tij Sherri.

Pas kësaj minutaëe janë futbollistët e Skënderbeut me anë të Rashicës dhe Ardit Nikaj që krijojnë raste, madje deri në këto momente kanë goditur 3 goditje këndi.

Pikërisht në minutën e 21-të është Skënderbeu që shënon, Franklin në zonë pas goditjes së kendit gjuan, pasi Nikaj ia ka kthyer prapa dhe topi endet në rrjetë. 1-0 për Skënderbeun.

Edhe pas golit edhe pse Egnatia kërkon të bëjë diçka më shumë Skënderbeu është në formë dhe Franklin spektakolar ndalet me faulle dhe me kartonë të verdhë për kundërshtarët.

E 33-ta minutë mund të kishte sjellë edhe golin e dytë për Skënderbeun, por Nikaj, Merlim dhe në fund Franklin gabojnë duke mos shënuar për të tundur rrjetën në këtë pjesë të parë.

Në të 39-ën minutë Rashica shpërdoron një rast të pastër, ndërkohë që pas goditjes nga këndi është Franklin që gjendet atje në vendin e duhur, duke shënuar edhe golin e dytë për Skënderbeun.

2 minutat e shtesës nuk sjellin ndryshime dhe me 2-0 Skënderbeu futet më i qetë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nis pa ndërrime për të dy ekipet, ndërkohë që loja është me ritëm që në start, pasi Egnatia sulmon duke mos u pajtuar me humbjen, por vetëm shtylla bën që Skënderbeu të shpëtojë nga pësimi i golit të parë.

Sërish është Egnatia që ushtron presion, por pa qenë e saktë në zonën bardhekuqe edhe pse rrogozhinasit përpiqen shumë, ndërkohë që Skënderbeu i beson vetëm kundërsulmit deri në minutën e 70-të.

Minutat ikin njëra pas tjetrës dhe Skënderbeu bën mirë në mbrojtje, ndërkohë që vetëm në minutën e 91-të Egnatia fiton një 11-metërsh dhe kjo vjen sipas VAR-it. Bruno Aleksi gjuan jashtë nga pika e bardhë. Nuk ka kohë dhe fitore e madhe për Skënderbeun me anë të Franklin që shënoi 2 gola.

Bravo “Ujqër”!

 

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit