Ditën e nesërme pritet që të zhvillohet ndeshja e rradhës e KF Pogradecit në transfertë me Butrintin, por vetëm pak orë para ndeshjes duket se Sarandiotët e presin me këmbëtë e para ekipin e Liqenorëve, ku duket se tensionet janë në maksimume dhe ku parashikohet të ketë dhe tensione. Akuzat për blerje të gjyqtarëve qëndrojnë edhe në postimin e sotëm të KS Butrintit. Ndërkaq publikisht sot Sarandiotët kanë kërcënuar hapur albitrat. Ende nuk ka një reagim për këtë postim të publikuar në faqen zytrare të ekipit KS Butrintit nga ana e FSHF-së, por thirrjet në postim dukshëm tregojnë situatën e nxehtë të ndeshjes së nesërme. Gjithashtu ajo që bie në sy është vetë fakti që Butrinti ka sytë nga Gjirokastra, skuadër për të cilën Sarandiotët do të luajnë nesër në shtëpi kundër Pogradecit.
Klubi jugor shkruan: “Mos te harrojme super sfiden e neserme me Pogradecin qe synon vendin e pare, me syt nga Gjirokastra qe loz nje ndeshje te lehte brenda me Kelcyren .Ndeshjen e par ne Pogradec ,arbitri na ka masakruar hapur e njehta gje pritet te ndodh edhe neser ,vec nje gje ti bejne mir llogarit ne Sarande.duke shpresuar ne nje gjykim serioz edhe te ndershem ju urojme nje fundjave te bukur .forca Butrinti I Love Saranda”