5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Korçë/ Pronarët e Varrezave të Makinave kundër Ballës. “Do detyrohemi të rrisim çmimet.”

- Advertisement -

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm në Shqipëri ka mbajtur sot një deklaratë për shtyp, për të kundërshtuar urdhrin e Ministrit Taulant Balla për zhvendosjen e varreza të makinave dhe serviseve 1 km larg zonave të banuara.

Përqafuesi i kësaj shoqate ka thënë se është e pamundur që brenda afatit prej 3 ditësh të mund të realizohet zhvendosja e këtyre bizneseve dhe ka kërkuar shtyrjen e këtij urdhri. Në të njëjtën kohë, Bujar Muço ka thënë se zhvendosja larg zonave të banuara të këtyre bizneseve do të çojë në mungesë të rrjetit elektrik, kanalizimeve dhe mungesë të ujit, gjë e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në kostot e marrësve të shërbimeve.

Njëri nga pronarët e këtyre bizneseve, Krenar Koçibelli, tha se kjo metodë po i detyron bizneset të mbyllen dhe shtoi se kjo nuk është një zgjidhje, pasi në shtetet evropiane operohet ndryshe se në Shqipëri, ku varreza e mjeteve ndodhin brenda zonave të banuara.

Bizneset dhe shoqata e tyre paralajmëruan protesta nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh, ndërkohë që të njëjtat janë drejtuar zyrtarisht dy ministrive për këtë çështje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit