5.4 C
Pogradec
4.6 C
Korçë
3.8 C
Bilisht
4 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
5.4 C
Liqenas
Monday, December 2, 2024

Ndryshon skema për naftën falas, fermerët do subvencionohen me pagesa.

- Advertisement -

Për të katërtin vit, fermerët e sektorit të bujqësisë do të mbështeten me naftë falas. Skema që nisi zbatimin nga viti 2021, për këtë parashikon mbështetje për naftën për punimet e mekanizuara në bujqësi në vlerën e rreth 1,2 miliardë lekëve.

Por ndryshe nga vitet e kaluara, subjektet nuk do të tërheqin sasinë e naftës përfituese, por do të përfitojnë pagesa për uljen e kostos për naftën, që përdoret për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, sipas kritereve dhe masës së përfitimit, të përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Bujqësisë të botuar në Fletoren Zyrtare.

Referuar tabelës për normativat e konsumit të naftës dhe sasia respektive e naftës, për të cilën përllogaritet vlera e përfitimit sipas kulturave të mbjellave për grupin e parë të kulturave si: misër, fasule, luledielli, sojë, sorgum normativa e konsumit është 190 litra/ha. Sasia e naftës që përfitohet është 97 litra për ha. Këtë vit, fermeri subvencionin e naftës e përfiton në vlerë. Për këtë grup kulturash vlera që përfitohet është 18,789 lekë/ha.

Për grupin e dytë e të mbjellave, si: grurë, tërshërë, thekër, elb), foragjere njëvjeçare, industriale (patate, duhan, panxhar, pambuk vlera që përfitohet është 12,784 lekë/ha.

Për grupin e tretë të mbjellave me foragjere shumëvjeçare, bimë aromatike-mjekësore do të përfitohet 8,910 lekë /ha.

Ndërsa për drurët frutorë dhe të perimeve të fushës dhe serrës, pagesat për naftën variojnë nga 3,946 lekë/ha deri  8,789 lekë/ha.

Subjektet përfituese duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme: i. të kenë tokë bujqësore në pronësi dhe/ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; ii. sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha.

Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim.

Përfitimi për sipërfaqen që kultivohet është, si: deri në 100% të vlerës, për fermerët/aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, sipas përllogaritjeve të bëra, referuar aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi; për sipërfaqen mbi 10 ha, masa e përfitimit zvogëlohet me 50%, përjashtuar rastet e aplikantëve me status “grup fermerësh” ose “SHBB”.

Vendimi përcakton se aplikimet do t’i nënshtrohen procesit të verifikimit/kontrollit administrativ dhe për aplikimet fituese kryhet kontrolli në terren.

Procesi i kontrollit në terren kryhet pas kalimit të pagesës te subjektet përfituese: i. për të vlerësuar përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me situatën reale dhe shmangien e lejuar të faktit të verifikuar të kulturave dhe të sipërfaqes së kultivuar, në raport me vlerën e përfituar, e cila të jetë jo më e madhe se 20%; ii. në jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha.

Çdo subjekt, që përfiton nga skema e mbështetjes për naftën për bujqësinë, me shmangie më të madhe se 20% ose me deklarime/dokumente të pasakta, përjashtohet për 3 vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit.

KALONA, USA – JUNE 02: A young Amish farmer dismounts his steel-wheeled tractor in Kalona, Iowa, on June 02, 2017. Amish farmers say they use steel wheels on their tractor so that they aren’t tempted to drive it on paved roads. (Photo by Rachel Mummey for The Washington Post via Getty Images)

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit