7.2 C
Pogradec
7.1 C
Korçë
6 C
Bilisht
6 C
Ersekë
6.1 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Monday, March 24, 2025

Arrestohet korçari në Tiranë, në kërkim për trafik droge

- Advertisement -

Burimi: Shqiptarja.com

Një 26 vjeçar u arrestua në Tiranë pasi policia e Korçës e kërkonte për prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Në vitin 2022, 26-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike, në qytetin e Korçës”informoi sot policia e Tiranës.

Djali me inicialet D. C.(G), banues në Korçë u arrestua në rrugën ‘Xhon Belushi”

Njoftimi i policisë:

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. 

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, një 26-vjeçar i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.  

Si rezultat, në rrugën “Xhon Belushi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi D. C.(G)., 26 vjeç, banues në Korçë.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vitin 2022, 26-vjeçari ka trafikuar lëndë narkotike, në qytetin e Korçës.  

Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.   

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit