ÇFARË E JUSTIFIKON MOSMBAJTJEN E AGJËRIMIT
Udhëtimi. Për shkak të vështirësive të udhëtimit, myslimani mund ta ketë të vështirë për të mbajtur agjërim. Për këtë arsye Kurani, në ajetin 184 të sures Bakara, njerëzit në gjendje udhëtimi i ka lejuar të mos agjërojnë. Ai që nuk ka mundur të agjërojë duke qenë në udhëtim, ditët e paagjëruara i agjëron si kaza më pas. Por ata që dëshirojnë, mund të agjërojnë edhe kur ndodhen në udhëtim.
Sëmundja. Siç kuptohet edhe nga ajeti i mësipërm, Krijuesi i Lartë u ka dhënë leje edhe personave të sëmurë sa të mos mund të agjërojnë, i ka përjashtuar ata nga përgjegjësia e agjërimit. Këta, pasi të shërohen, agjërimet e pambajtura i mbajnë kaza.
Shtatzënia dhe laktacioni. Gratë shtatzëna ose në periudhën e laktacionit (me fëmijë në gji), me qëllim që të mos dëmtohen vetë si dhe fëmijët e tyre, përfitojnë nga leja për të mos agjëruar. Ato i agjërojnë më vonë kaza ditët e paagjëruara.
Pleqëria. Siç u bë e ditur edhe më lart, Islami u ka dhënë leje për të mos agjëruar personave me pleqëri të rënduar që nuk mund të agjërojnë me kusht që për çdo ditë të paagjëruar të ushqejnë një të varfër (Fidje).
