5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

SKANDAL/ UK Sh.a Pogradec sulmon Kryetarin e Bashkisë. “Dha leje ndërtimi pa përfillur mendimin tonë…” Ja faktet!

- Advertisement -

Ndër konkluzionet e shumta në Raportin e Auditimit të Rregullshmërisë nga KLSH, realizuar për Bashkinë e Pogradecit, shihet hapur një konflikt administrativ ndërmjet Bashkisë dhe Ujësjellësit. Duket se drejtuesi i këtij institucioni Johan Sterjo, kur vjen puna tek mbrojtja e vetes nuk kursen as Bashkinë, me shkresat dhe rekomandimet e tij. Rasti konkret i evidentuar nga KLSH ka të bëj me një leje ndërtimi, që sipas UK Sh.a Pogradec duhet të mos jepej derisa ky subjekt të montonte impjant për trajtimin e ujrave të zeza, si një kriter ligjor për dhënien e lejave të ndërtimit.

Por duket se Bashkia e Pogradecit, nuk e ka marrë në konsideratë këtë udhëzim të ujsjellësit, që më pas do të konstatohet si një parregullshmëri e evidentuar. Në këto kushte shihet që drejtuesi i ujësjellësit i importuar nga Tirana, nuk di të kursejë as ata që i kanë besuar drejtimin e institucionit. Citojmë që KLSH ka konstatuar parregullshmëri të shumta tek ujësjellësi i Pogradecit, i cili konsiderohet edhe vetë nga administrata e bashkisë, si një “strëhë rehabilitimi” ku jepen qindra rroga dhe qindra tendera keqpërdoren.

KLSH në raport shkruan:

Nga auditimi i procedurave të miratimit të lejeve të ndërtimit u konstatua se në një rast DPKZHT dhe Bashkia Pogradec nuk kanë kërkuar dhe respektuar mendimin e autoriteteve publike që duhet të shprehen në lidhje me miratimin e lejeve të ndërtimit. Më konkretisht, këto anomali janë konstatuar në objektin me leje ndërtimi miratuar me vendim nr. 196, nr. 2869 prot., datë 08.11.2022, të Kryetarit të Bashkisë Pogradec për objektin “Hotel 4-5 kate + 1 kat nën tokë”, në fshatin Tushemisht, Pogradec, me zhvillues z. J. M.. Referuar VKM nr. 408, datë 13.05.2015, “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, Neni 10/1, pika 6, DPKZHT ka kërkuar mendimin e autoriteteve përgjatë procedurës së aplikimit për pajisje me leje zhvillimi dhe leje ndërtimi.

Në kthim-përgjigjen e Ujësjellës-Kanalizime Pogradec, ata shprehen se objekti duhet të pajiset me impiant pastrimi të ujërave të zeza, pasi parcela në zhvillim nuk mbulohet për këtë shërbim nga UK Pogradec. Bashkia Pogradec nuk i ka kërkuar aplikantit të reflektojë në projektin e ndryshuar edhe kërkesat e UK Pogradec, por ka vazhduar me miratimin e lejes së ndërtimit.

Gjithashtu, ARRSH me shkresën nr. 5028 prot., datë 22.04.2022, shprehet se: “Referuar Nenit 22 të Ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe Nenit 44, pika 2 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, nga ana juaj duhet të aplikohet për paisje me autorizim për hyrje- dalje në aks nacional”. Në sistemin e-lejet nuk u gjet asnjë dokumentacion që të vërtetojë kryerjen e aplikimit të mësipërm ose marrjen e autorizimit. (faqe 36-64 të RPA)

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit