Nga Ledjan Zeqollari: Shqiptarja para një shekulli.
Në librin e tij “Shqiptarët” diplomati amerikan George Fred Williams në vitin 1919 shkruante:
“Një grua mund të shëtisë prej një ane të Shqipërisë në tjetrën pa fare dyshimi, bile edhe një burrë që mund të ndodhet me të, nga shkaku i gruas është i sigurtë.” Ndërsa Faik Konica shkruante në revistën “Albania” në vitet ’30 se:
“Ka nje kod shqiptar të njohur botërisht e të provuar në jetë: Gruaja është e paprekshme.”
Në foton e parë “Një vajzë e re prej zonës së thellë të Dukagjinit e fotografuar duke udhëtuar e vetme” foto e realizuar nga gazetari gjerman Ernst Jek, viti 1910. Fotoja e dytë “Një grua duke që tjerrë lesh në malet e Mokrës pranë Liqenit të Ohrit” foto e realizuar nga etnologu austriak Hugo Bernatzik, viti 1929.