Ilir Xhakolli shkruan: Ndërsa sezoni i veror po afron, fokusi jonë është që të garantojmë liqen dhe plazhe të pastra. Në bazë të aktit normativ të miratuar, është ngritur në bashkëpunim me AKUK dhe UK Pogradec task forca e cila do të bëjë informimin dhe kontrollet e të gjitha subjekteve të shërbimit që operojnë në afërsi të liqenit. Qëllimi i këtyre kontrolleve do të jetë informimi mbi vendosjen e impianteve të përpunimit të ujrave të përdorura.
Bashkë me drejtorin e AKUK z. Klevis Jahaj diskutuam rreth këtij procesi mjaft të rëndësishëm i cili do të mundësojë plazhe edhe më të pastra për pushuesit e shumtë që frekuentojnë Pogradecin.
Subjektet e sipërpërmendura do të kenë afat deri datë 1 Maj për të vendosur impiantet e përpunimit në mënyrë që me nisjen e sezonit veror një problematikë e tillë të jetë zgjidhur.