7.6 C
Pogradec
9.3 C
Korçë
7.9 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
8.6 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Peleshi: Baza e NATO-s në Kuçovë aset i gjithë rajonit, rrisim numrin e helikopterëve Black Hawk dhe dronëve bajraktar

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një aset për gjithë rajonin. Në ceremoninë e hapjes, Peleshi tha se kjo bazë do të shërbejë për  forcat ajrore dhe operacionet e përbashkëta me NATO-n.

Peleshi theksoi se do të vijojë punë për të vënë në përdorim si bazë të NATO-s edhe Porto Romanon.

Ministi tha se numri i helikopterëve Balck Haëk dhe dronëve bajraktar do rritet në të ardhmen.

“Do shërbejë si bazë ajrore taktike dhe operacionale. Një vendi i vogël si Shqipëria, ka nderin dhe privilegjin ti ofrojë aleancës këtë aset të vyer në skemën e mbrojtjes kolektive. Erdhi koha që në Kuçovë të ndihet jehona e avionëve të NATO-s, Kuçova do shërbejë si bazë kryesore për forcat tona ajrore, vëmendja dhe investimet s’do reshtin deri në krijimin e një flote dinjitoze. Helikopterët Balck Haëk dhe dronët bajraktar janë në gatishmëri të plotë për të nisur fluturimin nga kjo bazë. Numri do shtohet ndjeshëm në të ardhmen. Pozicioni gjeografik mund ta ktheje këtë vend në një nyje lidhëse të vlefshme për të gjitha vendet e rajonit. Jo më larg se dy vite më parë askush nga ne nuk e kishte menduar që europa do përballej me një agresion të tillë, siç po ndodh e agresionin rus në Ukrainë. Baza është një aset për të gjithë rajonin, ne do vijojmë përpjekjet për të vënë në përdorim të NATO-ss edhe portin ushtarak të Porto Romanos”, tha Peleshi.

Burimi: Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit