5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Korçë/ Nga ndërtimet pa leje, deri tek kapja me dru zjarri, ja komunikimi i policisë…

- Advertisement -

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

B. D., 37 vjeç, banues në fshatin Miras, Devoll, pasi në rrugën “Boboshticë-Dardhë”, u konstatua duke transportuar me automjetin tip “Benz”, sasi drush zjarri të prera në mënyrë të paligjshme, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin;

N. P., banuese në Korçë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, në banesë, pa lejen përkatëse.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 45 vjeç, banues në fshatin Arzë, Devoll, pasi në fshat, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta, një 37-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Sh., 40 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, pasi në fshat, dyshohet se i ka vjedhur celularin një 74-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit