Nga Lorena Kodra:
Për një nga temat më të përfolura ditëve të fundit që është pikërisht shpopullimi i fshatrave si pasojë e emigrimit të të rinjëve ka folur për Korça Lajme një banor i fshatit Drithas.
63 vjeçari Ylli Brahimllari thotë se veten e gjen vetëm në Shqipëri madje ka penguar edhe fëmijët për tu larguar jashtë vendit.
Sipas tij nëse punon në vendin tënd mund të nxjerësh fitime të kënaqëshme.
Ajo që nuk toleron janë ”lotët e emigrimit”që sipas fjalës së tij më mirë më pak dhe në vendin tënd se sa më shumë dhe yzmeqar i tjetrit.
Brahimllari ka punuar vetë në emigrim dhe e di shumë mirë cdo të thotë të punosh në një vend tjetër larg vendlindjes,ai thotë se nuk do ti lejonte kurrë fëmijët e tij të emigronin.
Me të ardhurat që nxjerim nga bujqësia mund të jetojmë mirë këtu:-thotë 63 vjecari.
Për më tepër ndiqni rrëfimin e tij për Korca Lajme…