Të dielën në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” do të luhet ndeshja e rradhës e ekipit Pogradecar. Këtë herë përballja është me KF Oriku, ndërsa ndeshja do të luhet në orën 13:30 dhe pritet të ketë një numër të lartë të tifozerisë vendase. KF Pogradeci momentalisht është në vendin e dytë të grupit vetëm një pikë më pak se Luftëtari Gjirokastër, duke pasur kështu diferencën më të vogël e cila mund të rikuperohet në ndeshjet e rradhës.
Pas ndeshjes me Këlcyrën e cila ndodhet në vend të fundit në grup me 0 pikë, mësohet se lojtarët e ekipit pogradecar kanë një ngritje të moralit, ndërsa trajneri Nikaj ka ngritur stekën duke pasur objektivë parësore fitoren e të gjitha ndeshjeve në grup./Pogradecipress.al
DITA E NDESHJES:
KF POGRADECI – KF ORIKU
E Dielë, 13:30
STADIUMI “Gjorgji Kyçyku”



