-1.6 C
Pogradec
-3 C
Korçë
-3.6 C
Bilisht
-4.1 C
Ersekë
-3.2 C
Maliq
-1.9 C
Liqenas
Wednesday, January 14, 2026

Korçë/Sherr me grushta, shkatërrim prone, ja ngjarjet që bëhen publike nga policia…

- Advertisement -

Specialistët e Policisë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

O. Xh., 53 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, dyshohet se i ka dëmtuar apartamentin një 55-vjeçareje, të cilin kjo shtetase ia kishte dhënë me qira;

E. P., 28 vjeç, E. Q., 29 vjeç dhe L. D., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Rilindasit”, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe shkelma, një 30-vjeçar;

D. J., 39 vjeç, G. B., 35 vjeç dhe A. B., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 15, Korçë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin ku ata po qëndronin, shërbimet e Policisë gjetën në celularët e tyre, faqe dhe foto për vënien e basteve sportive. Tre celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit