Në qytetin e Korçës ditën e sotme ka përfunduar sasia e metadonit për personat e varur nga lëndët narkotike. Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se në datën 27 shkurt, pacientët kanë marrë sasinë e duhur, ndërsa furnizimi me metadon pritet të kryhet në datën 29 shkurt. Në të gjithë Qarkun e Korçës janë 100 persona që trajtohen me metadon dhe më shumë se 200 persona që janë të kartelizuar. Metadoni është një stubstancë e cila zëvëndëson drograt e forta dhe krijon efekte më të lehta tek personat me varësi.
Ky informacion vjen pasi në spitalin e Durrësit nuk ka pasur prej ditësh metadon siç raportojnë mediat.
Ballkan Web Shkruan: Situata është kritike për këtë kategori të cilët në mungese të metadonit do të kërkojnë heroinë dhe do të bëjnë vjedhje për të siguruar paratë për blerjen e drogës.
Mungesa e metadonit ka bërë që mininimalisht 200 persona në Durrës t’i rikthehen heroinës.
Nisur nga kjo situatë, këta persona jashtë kamerës kanë deklaruar se në mungesë të parave për të blerë heroinën, do të kalojnë në veprime të rënda.
Sipas tyre, kjo bëhet qëllimisht që metadoni të shitet nën dorë me çmime të larta ose të favorizohet shpërndarja e drogës në qytet.
