8.1 C
Pogradec
7.4 C
Korçë
7 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
6 C
Maliq
8.3 C
Liqenas
Thursday, November 7, 2024

Korçë/ I fshihej policisë prej dy javësh, arrestohet sot 50 vjeçari. Çmontonte e shiste mjete të kondrabanduara…

- Advertisement -

Korçë/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”.

I shpallur në kërkim 2 javë më parë nga Policia, vihet në pranga 50-vjeçari, i cili tregtonte dhe çmontonte në pjesë, në servisin e tij, automjete të dyshuara të kontrabanduara.

Procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë (pronarë servisesh), pasi e ushtronin veprimtarinë në këto subjekte, në kundështim me ligjin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra dhe informalitetit, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. S., 50 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u shpall në kërkim më datë 15.02.2024, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e tij, në fshatin Çiflig, i cili rezultoi i paregjistruar në organet përkatëse, u gjetën 6 automjete (me pjesë të çmontuara), pa dokumentacionin përkatës, të pashoqëruar me faturat blerëse.

Gjithashtu, në bazë të urdhrit të Ministrit të Brendshëm “Për marrjen e masave të menjëhershme për kontrollin, mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë autostradave, rrugëve interurbane kryesore dhe dytësore”, për subjektet që ushtrojnë aktivitetin e tyre në fushën e veprimtarisë të serviseve të automjeteve, pjesëve të këmbimit, çmontimit dhe magazinimit të automjeteve, që fshehin të ardhurat dhe janë të paregjistruar në organet tatimore, kanë vijuar kontrollet në subjekte të tjera.

Si rezultat, gjatë aksit rrugor “Korçë-Pogradec”, janë goditur 5 raste të kësaj paligjshmërie. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

L. C., 48 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq; I. C., 34 vjeç, banues në Pogradec; F.A., 38 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq; M. E., 22 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, dhe F. Xh., 48 vjeç, banues në fshatin Pocestë, Maliq.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatrat Vashtëmi, Vloçisht, Gështenjas, në serviset e tyre për riparimin e automjeteve, ku shiteshin edhe pjesë këmbimi, ka rezultuar se këta shtetas e ushtronin aktivitetin, të paregjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit