10.7 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.6 C
Bilisht
10.2 C
Ersekë
10.4 C
Maliq
11.4 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Sport/ FSHF nxjerr datat dhe oraret për 3 javët e ardhshme. Ja kur luan Skënderbeu!

- Advertisement -

Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e ndeshjeve të kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 26-të deri në javën e 28-të.

Janë 3 javë që do të luhen nga data 1 mars deri më 16 mars. Pra në harkun kohor të 15-të ditëve Skënderbeu do të luajë tre ndeshje, ku një do ta luajë në transfertë dhe dy të tjera në shtëpi.

Në këtë mënyrë java e 26-të do të luhet në datën 1 mars për Skënderbeun dhe tashmë është zyrtare, pasi ndeshja Laçi-Skënderbeu do të startojë në orën 13:30.

Pas kësaj transferte Skënderbeu do të luajë dy ndeshje radhazi në shtëpi, së pari atë të javës së fundit të fazës së tretë dhe më pas do të luajë ndeshjen e parë të fazës së fundit.

Së pari takimi Skënderbeu-Vllaznia do të luhet më 11 mars dhe do të startojë në orën 17:00, ndërkohë që 5 ditë më vonë dhe më konkretisht në datën 16 mars Skënderbeu do të presë Egnatian kryesuese në stadiumin “Skënderbeu”, në një ndeshje tjetër që do të startojë po në orën 17:00.

Më poshtë sjellim edhe kalendarin e Skënderbeut për 3 ndeshjet e radhës:

 

1 Mars 2024 Java 26

Ora 13:30 Laçi-Skënderbeu

11 Mars 2024 Java 27

Ora 17:00 Skënderbeu-Vllaznia

16 Mars 2024 Java 28

Ora 17:00 Skënderbeu-Egnatia

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit