Një lajm i fundit ka tronditur qytetin e Korçës, ku një market në fshatin Drenovë është vjedhur pak minuta më parë. Sipas informacioneve të para nga policia, dy persona kanë hyrë në market dhe kanë arritur të marrin një shumë të vogël parash nga arkad dhe disa paketave cigare. Nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë, policia njofton se grabitja është kryer me armë. Forcat e policisë janë në vendngjarje për të hetuar ngjarjen.
Detaje nga ngjarja e ndodhur në Drenovë. Sipas informacioneve bëhet e ditur se rreth orës 18:45 në një market në Drenovë, dy persona kanë hyrë me arme. Ata kanë kryer një kërcënim dhe më pas kanë marrë xhiron e ditës dhe disa steka me cigare. Në vendngjarje ishte edhe Demirali Bylykbashi, pronari i marketit, i cili nuk ka bërë rezistencë.
Policia ne komunikate shkruan:
Korçë/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në fshatin Drenovë, Korçë, dy persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë hyrë në dyqanin ushqimor të shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë parash dhe disa paketa me cigare dhe më pas janë larguar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore dhe hyrjet e daljet e qytetit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.