4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

“Qukës – Qafë Plloçë”, Bashkia e Pogradecit “ndihmon” Ramën; Tender 2 milionë euro për ura …

- Advertisement -

Nga Boldnews.al

Një nga rrugët e florinjta, që ka filluar para 13 vitesh dhe s’dihet kur përfundon, është “Qukë – Qafë Plloçë”. Megjithëse është vetëm 43 kilometra e gjatë, kjo rrugë deri më tani ka shkuar në 400 milionë euro, nga vetëm 150 të parashikuara në fillim.

Gjatë mandatit të fundit të qeverisë Berisha u bë loti i parë, teksa qeveria “Rama” thotë se ka pasur gabime në projektim. Por, sipas eksponentëve të mazhorancës aktuale, rruga duhet të përfundonte në 2018-ën! Afati u shty vit pas viti, ndërkohë që jemi në vitin 2024 dhe sërish parashikohet të shtyhet deri në 2029-ën. Kush mban përgjegjësi? Natyrisht që asnjë, ku të gjithë firmosin dhe të gjithë fshehin dorën. Ndërkohë që afati shtyhet vit pas viti, kryetari i Bashkisë së Pogradecit Ilir Xhakolli i ka dhënë një “ndihmë” të vogël Ramës dhe Ballukut, duke dhënë tender mbi 2 milionë euro për ndërtimin e disa urave.

Në datën 20 shkurt 2024, pas një kalvari të gjatë të këtij tenderi, ku vendimmarrja shkoi edhe në gjykatë, Bashkia e Pogradecit ka shpallur fituesin e tenderit “loti IV, Ura e Zëmçës – Kryqëzimi Proptisht, Bishnicë”. Fondi i këtij tenderi ishte 220.320.000 lekë pa TVSH, teksa afati është 12 muaj. Në këtë tender mori pjesë firma “2 T” me ofertë 187.369.889 lekë, “ALBAVIA” me vlerë 153.876.474 lekë, “ALKO-IMPEX” me vlerë 192.578.543 lekë, “PE – VLA – KU” me ofertë 171.719.233 lekë dhe “SALILLARI” me vlerë 195.845.297 lekë.

Fitues është shpallur firma “ALBAVIA”, me ofertë 153 milionë lekë të rinj. Ndërkohë, kjo firmë fituese ka fituar edhe lotin e dytë të ndërtimit të rrugës Qukës – Qafë Plloçë, ku deri më tani ka rezultuar se ka kërkuar edhe 22 milionë euro më shumë sesa projekti fillestar. Në këtë lot, një segment me gjatësi rreth 5 km nuk kanë filluar akoma punimet e ndërtimit të rrugës.

Redaksia e BoldNeWs.al shfletoi dokumentet shoqëruese. Sipas tyre, rezulton se ndërtimi i këtij aksi rrugor është me leverdishmëri të madhe ekonomike dhe financiare. “Lidhjen me rrjetin rrugor kombëtar Qukës- Qafë Plloçe të Qarkut të Korçës. Ky është një nga aspektet më të rëndësishëm të këtij ndërtimi pasi do të shkurtonte dhe përmirësonte ndjeshëm distancat midis fshatrave dhe Bashkisë Pogradec”, thuhet në këto dokumente.

Më tej sqarohet se rruga kalon në të gjithë gjatësinë e saj në terren kodrinor- malor. “Ajo fillon në dalje të Urës së Zëmçës”, thuhet në këto dokumente. Duket se, pas hedhjes së gjithë këtyre parave, sërish odiseja e kësaj rruge do të vijojë.

Nga njëra anë, Autoritetit Rrugor Shqiptar që akordon miliona euro shtesë për firmat dhe nga ana tjetër Bashkia e Pogradecit që ka filluar tenderët për rrugës hyrëse-dalëse në këtë aks. Por, nëse hidhen 400 milionë euro për këtë rrugë, a nuk ishin parashikuar edhe hyrje-daljes?!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit