9.7 C
Pogradec
9.8 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
9.1 C
Ersekë
8.9 C
Maliq
9.6 C
Liqenas
Thursday, May 15, 2025

Koçiu nga Pogradeci/ Spitali i qytetit me aparatura të reja në shërbim të 92 mijë banorëve…

- Advertisement -


Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu vizitoi Spitalin Bashkiak në Pogradec, ku pa nga afër ndryshimet për sa i përket pajisjes së aparaturave të reja ekzaminuese në fushën e kardiologjisë, ekokardiografisë, kabinetit të provës ushtrimore, si dhe për grafikun digjital X-Ray.

Në bisedë të hapur me mjekët dhe infermierët e këtij spitali, të cilët shërbejnë rreth 92 mijë banorëve me përkushtim dhe profesionalizëm, si dhe me fluksin e lartë të turistëve që dyfishohet gjatë sezonit të verës, u theksua angazhimi për të nisur së shpejti punën për përmirësimin e infrastrukturës spitalore. Qëllimi është të rritet cilësia e shërbimit ndaj qytetarëve dhe të ofrohen kushte bashkëkohore për stafin mjekësor.

Veç të tjerash Koçiu shkruan:

Gjatë vizitës në Spitalin e Pogradecit u njoha me Sebastianin dhe Metjanin, dy fituesit e portalit “Infermierë për Shqipërinë” të cilët me meritokraci arritën të fitonin pikët maksimale dhe nisën punën bashkë me ekipin e mjekëve në shërbim të qytetarëve të Pogradecit

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit