7.6 C
Pogradec
9.3 C
Korçë
7.9 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
8.6 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Pogradeci prej 70 vitesh ruan traditën e Teatrit të Kukullave

- Advertisement -

Nga Klotilda Saracini
25 shkurt/ATSH/ Për më shumë se 70 vjet qyteti i Pogradecit vijon të ruajë me fanatizëm shfaqjet me kukulla për publikun e vogël.

Këto shfaqje realizohen nga një trupë aktorësh profesionistë me kukulla të krijuara në mënyrë artizanale.

Tashmë në këtë qytet ka nisur sezoni i ri i shfaqjeve për vitin 2024 me premierën “Pabesi në Pyllin e së mirës”.

Për regjisorin Dhimitraq Tasellari sezoni i ri do të ketë 3 premiera, që do të vendosen në skenë.

“Ne dolëm në premierë këtë vit me shfaqjen “Pabesi në Pyllin e së Mirës” e shkruar nga Andi Kosta dhe nën interpretimin e aktorëve Brunilda Shkurti, Marjana Shkurti dhe aktorëve të rinj. Sezoni sapo ka filluar me këtë premierë dhe ka ngjallur interes të madh në publikun e vogël dhe këtë vit ne do të vëmë në skenë 3 premiera”, tha Tasellari për ATSH-në.

Tasellari bën të ditur se janë duke u bërë përgatitjet edhe për edicionin e radhës së Festivalit të Kukullave “Xinxifilo” që mbledh trupa nga mbarë vendi.

“Së shpejti në qershor siç dihet tashmë zhvillohet festivali i kukullave “Xinxifilo” dhe ne do të vijmë me premierë të re, festivali do të bëhet si çdo vit me trupa shqiptare nga vendi dhe trevat, por edhe shtete fqinje”, theksoi Tasellari.

Vitin e fundit salla e Teatrit të Kukullave “Piro Xec”i në Pogradec është rikonstruktuar duke marrë pamjen që meriton. Parashikohet që vetëm gjatë vitit 2024 në këtë teatër të realizohen rreth 200 shfaqje.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit