Përgjatë vitit 2023 bashkia Pogradec ka kryer disa transaksione të cilat mund të konsiderohen si shpenzime luksi, tja sot në një deklaratë për mediaz zëdhënësja antikorrupsion e PD, Genta Vangjeli.
Sipas dokumentave të publikuara prej saj pjesa në e madhe buxhetit shkon për pageaa pagash me kontratë, shpërblime, honorare.
“Kështu :
Qira ambjentesh 1.527.012 lekë;
Honorare 2.951.819 lekë;
Shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna 7.313.033 lekë;
Shpenzime kompensimi për anëtarët e parlamentit dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur 8.725.602 lekë.
I konsiderojmë shpenzime luksi sepse Pogradeci është një bashki ku evidentohen përqindje shumë e ulët e realizimit të investimeve, pasi fondet kryesisht mbulojnë pagat e një administrate të tejfryrë.
Por, te pagat e punonjësve ndodh edhe shkelja e madhe, e cila flet për korrupsion dhe favorizime. Pagat neto për punonjesit e Bashkisë, të miratuar në organikë kapin vlerën 170.073.822 lekë.
Pagat neto e punonjësve të Bashkisë me kontratë të përkohshme mbi numrin organik kapin vlerën 140.297.929 lekë
Sipas Vendimi të Këshillit Bashkiak nr.144, datë 28.12.2022 numri i punonjësve me kontratë të përkohëshme në bashkinë Pogradec për vitin 2023 është 65, dhe nr i përgjithshëm është 760”, shpjegoi Vangjeli.
Sipas të dhënave të DPTH paga neto për 760 punonjesit e miratuar në organikë viti 2023 ishte 170.102.022 lekë ndërsa Paga neto e punonjësve me kontratë të përkohshme mbi numrin organik 140.297.929 lekë.
VINI RE: 82% e vlerës që paguhet për 760 punonjës shkon për kontrata të përkohshme. r.p
/DRONI.al/