17.3 C
Pogradec
17.3 C
Korçë
16.8 C
Bilisht
16.8 C
Ersekë
16.4 C
Maliq
17.7 C
Liqenas
Monday, June 22, 2026

Përkujtohet Gjergj Pekmezi, personaliteti i shquar i Kombit Shqiptar!

- Advertisement -

Kujtojmë albanolgun, profesorin, përkthyesin, bibliografin Gjergj Pekmezi.

Si sot më 24 Shkurt 1938 ndërroi jetë ky personalitet i shquar i kombit shqiptar.

Gjergj Pekmezi dallohet për një kontribut të jashtëzakonshëm që ka dhënë. Ai ishte gjuhëtar, patriot e diplomat.

Në vitin 1903 është emëruar Shef i Katedrës së Gjuhës shqipe në Universitetin Oriental të Vjenës. Ka botuar veprën monumentale “Gramatika e Gjuhës Shqipe”, “Bibliografia e Gjuhës Shqipe”, “Udhëzuesi i Gjuhës Shqipe“, “Gjuha Shqip dhe Dialektet”, si dhe hartoi monografinë “Tiparet dalluese thelbësore të dialekteve kryesore të shqipes, të toskërishtes dhe gegërishtes.”

Më 1916 ishte Kryetar i “Komësisë Letrare të Shkodrës”, ku me Luigj Gurakuqin, Gjergj Fishtën, Ndre Mjedën e patriotë të tjerë dhanë një kontribut mjaft të madh për shkollat dhe gjuhën shqipe.

Në vitet ‘20-‘24 u emërua Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë pranë Republikës së Austrisë dhe prej vitit 1928 derisa ndërroi jetë ishte profesor në Universitetin e Vjenës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit