Bashkia Pogradec me shpenzime luksi. Vangjeli: Titullari i bashkisë do mbajë përgjegjësi ligjore për shpërdorim fondesh publike me kontrata fiktive të panevojshme në vlera të larta
DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË ANTI-KORRUPSIONIT NË PARTINË DEMOKRATIKE, GENTA VANGJELI
Përgjatë vitit 2023 bashkia Pogradec ka kryer disa transaksione të cilat mund të konsiderohen si shpenzime luksi.
Qira ambjentesh 1.527.012 lekë;
Honorare 2.951.819 lekë;
Shpenzime për ekzekutim të vendimeve gjyqësore për largim nga puna 7.313.033 lekë
Shpenzime kompensimi për anëtarët e parlamentit dhe zyrtarë të tjerë të zgjedhur 8.725.602 lekë.
�I konsiderojmë shpenzime luksi sepse Pogradeci është një bashki ku evidentohen përqindje shumë e ulët e realizimit të investimeve, pasi fondet kryesisht mbulojnë pagat e një administrate të tejfryrë.
�Por, te pagat e punonjësve ndodh edhe shkelja e madhe, e cila flet për korrupsion dhe favorizime.�Pagat neto për punonjesit e Bashkisë, të miratuar në organikë kapin vlerën 170.073.822 lekë.
Pagat neto e punonjësve të Bashkisë me kontratë të përkohshme mbi numrin organik kapin vlerën 140.297.929 lekë
Sipas Vendimi të Këshillit Bashkiak nr.144, datë 28.12.2022 numri i punonjësve me kontratë të përkohëshme në bashkinë Pogradec për vitin 2023 është 65, dhe nr i përgjithshëm është 760.
Sipas të dhënave të DPTH paga neto për 760 punonjesit e miratuar në organikë viti 2023 ishte 170.102.022 lekë ndërsa Paga neto e punonjësve me kontratë të përkohshme mbi numrin organik 140.297.929 lekë.
�VINI RE: 82% e vlerës që paguhet për 760 punonjës shkon për kontrata të përkohshme.
�Kjo strukturë punësimesh ku një e dhjeta e punonjësve absorbon 78 përqind të shumës së alookuar për pagat flet qartë për mënnyrën se si kryebashkiaku i Pogradecit shpërblen “të vetët”, njerëzit e partisë dhe patronazhistët, dhe denigron pjesën më të madhe të të punësuarve.
Ky disnivel nuk dëshmon gjë tjetër vecse faktin se këto janë pagesa për qoka dhe shpërblime të kryetarit.
Një gjë të tillë e ka vënë re edhe Foto 4 KLSh në auditimin e kryer në Bashkinë Pogradec korrik 2022 (për v.20 -21).
Duke rekomanduar që Titullari i Bashkisë Pogradec, të marrë menjëherë masa për rishikimin e strukturës së punonjësve me qëllim eliminimin e strukturave të panevojshme, uljen e numrit të punonjësve dhe për rrjedhojë uljen e shpenzimeve për paga, si dhe të rishikojë kontratat e lidhura në vitet e mëparshme me burim financimi të ardhurat Bashkisë Pogradec.
Kjo është qeverisja lokale e Rilindjes për të cilët disa janë të nënës parti e shumica të njerkës.