5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Report Tv në aksin Korçë-Ersekë, pamjet e shembjes masive! Plasaritje në gjithë aksin dhe muret mbrojtëse, rrezikohet rrëshqitja e dherave

- Advertisement -

KORÇË- Report Tv sjell pamjet nga shembja masive në aksin Korçë-Ersekë, rrugë që pritej të inaugurohej në muajin qershor. Siç shihet edhe nga pamjet, një pjesë e rrugës është shembur duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve, ndërsa edhe në pjesë të tjera të aksit dallohen plasaritje të mëdha.

Ajo çka duket në vendngjarje lidhet me faktin që sasia dhe përmasa e dimensioneve të hekurit të përdorur është shumë herë më e ulët se ç’duhet për këtë strukturë. Gjithashtu kafazet me rrjetë dhe gurë janë vendosur vetëm në pjesët anësore të trasesë dhe jo poshtë saj, ku pjesa e poshtme është e mbushur me inerte e dhe.

Skandali bëhet ende më i madh ku e gjithë struktura e kësaj rruge ka pësuar plasaritje. Në pamjet që sjell Report Tv, dallohet që në hyrje të aksit Korçë-Ersekë ka plasaritje të mureve mbajtëse sot dhe të bjerë masivi i dheut. Në momentin e parë kur rruga ka dhënë shenjat e degradimit kompania ANK është përpjekur që të mbushë gropat e para me inerte.

Sipas ekspertëve, punimet për ndërtimin e rrugës janë cilësi e dobët, ndërsa që prej 17 shkurtit tashmë ky aks është i pakalueshëm për qytetarët. Qarkullimi është zhvendosur në rrugën e vjetër Korçë – Ersekë. Sot ekskavatori i kompanisë ka nisur punën për pastrimin e inerteve. 

Pas shembjes së këtij aksi, avokati Esmerald Xhafa, ka ngritur një kallëzim penal në SPAK ndaj ARRSH, Bashkinë e Kolonjës si dhe kompanive A.N.K dhe A&E ENGINEERING, që po kryejnë punimet në rrugë, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”. Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmike ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.

Një ditë më parë, inspektorë të ARRSH kanë qenë në vendin e ngjarjes duke parë situatën, por kanë refuzuar komunikim me median. I vetmi reagim publik është ai i kryebashkiakut Erion Isai i cili ka ironizuar komentuesit ne rrjete sociale duke shkruar: “ Po po… u rrënua fare. U hodh në erë, skeziston më; u shkund; u asgjesua;sdo bëhet fare…” .

Pronari i kompanisë A.N.K rezulton me 100 % të aksioneve Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS, Ndue Kola, i cili ka përfituar tenderin për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë. Ndërkohë kompania A&E ENGINEERING, është në pronësi të Entela Çanos, me 100% të aksioneve, kompania e së cilës do të bënte mbikqyrjen e punimeve.

Aksi rrugor Korçë – Ersekë loti i dytë pjesa e parë, ka nisur të ndërtohet në vitin 2020, ndërsa në vitin 2022 u kërkua një financim shtesë prej afro 2.1 miliard lekësh.  I gjithë aksi rrugor Korçë – Ersekë i nisur prej vitit 2013 ka kushtuar deri tani më shumë se 60 milion euro dhe ende punimet nuk kanë përfunduar në të gjithë lotet e tij. Aksi Korçë Ersekë ishte parashikuar që të përfundonte së ndërtuari në qershor të këtij viti.

Burimi: Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit