4.6 C
Pogradec
3 C
Korçë
3.9 C
Bilisht
2.8 C
Ersekë
2.1 C
Maliq
5.2 C
Liqenas
Monday, December 9, 2024

Pogradec/ Më pak se 100 Demokratë drejt Tiranës në Protestë. Pogradecarët pa opozitë…

- Advertisement -

Të paktë kanë qënë sot Pogradecarët të cilët janë nisur në kryeqytet për të protestuar përpara kryeministrisë. Edhe pse Genti Çela ka konfirmuar se 300 simpatizantë janë nisur drejt Tiranës nga Pogradeci, burime të tjera zyrtare brënda PD bëjnë të ditur se numri i personave nuk është më shumë se 100. Kjo situatë vjen kur një pjesë e kryesisë “de facto” ka dhënë dorëheqjen dhe nuk merr pjesë në asnjë organizim partiak, shumë demokratë janë shitur tek PS për një vend pune dhe të tjerë nuk marrin pjesë pasi janë pjesë e grupimit të Bashës.

Në këto kushte, sot PD-ja e Rithemelimit tregoi uljen historike të popullaritetit, për shkak edhe të keqdrejtimit të kësaj partie nga personat e zgjedhur. Nuk dihet si do shkojë fati i PD Pogradec, por faktet kokëforta tregojnë se figurat të cilat ndodhen sot në PD-në e Pogradecit, nuk ngjallin asnjë reagim apo shpresë tek qytetarët.

Thirrja për protestë nga demokratët lokal, vjen pas një letargjie të gjatë. Strukturat e PD-së së Rithemelimit nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim zyrtar mbi abuzimet e Bashkisë Pogradec, apo nuk janë bërë pjesë e asnjë proteste qytetare të zhvilluar në rrethin e Pogradecit kohëve të fundit. Duket se ata pak demokratë me poste, duan të shfrytëzojnë qytetarët vetëm kur kanë interes dhe nuk marrin mundimin të advokojnë asnjë problematikë të tyre.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit