Pogradeci ndahet në barazim me Shkumbinin, liqenorët parakalohen në krye nga Luftëtari.
Ekipi i Pogradecit i drejtuar nga Samuel Nikaj nuk ka mundur të sigurojë më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së 13-të të kategorisë së dytë ndërsa ka pritur në fushën e vet Shkumbinin.
Ndeshja i mbyll në barazim 2-2. Të dyja herët kaluan në avantazh miqtë me Najara në 12′ dhe 62′ të takimit. Pogradecit ju desh të kthente barazpeshën me Peqinin që realizoi në 35′ me penallti dhe Myslimin në 72′.
Kjo sfidë, për vetë pozicionet e kreut që ruajnë të dy ekipet duke synuar ngjitjen direkte në kategorinë e parë, ashtu siç pritjes erdhi e luftuar për fitore, madje nuk munguan edhe episodet e tensionit në fushë.
Megjithatë, Pogradeci pas javës së 13-të renditet në vendin e dytë në grupin B, pas Luftëtarit kryesues, por me një ndeshje më pak për liqenorët që nëse e fitojnë ndaj Këlcyrës në transfertë i rikthehen objektivit të kreut.