5.9 C
Pogradec
5.2 C
Korçë
4.7 C
Bilisht
5.6 C
Ersekë
4.2 C
Maliq
5.9 C
Liqenas
Wednesday, December 4, 2024

Korçë/ Bardhi: Hajdeni në protestën paqësore. Noka: Kemi supriza në protestë…

- Advertisement -

Bardhi dhe Noka, deklarata nga Korça, protesta e 20 shkurtit, protestë qytetare, paqësore:

Bardhi: – Nga Korça, i bashkohemi turit tonë të bashkimit të demokratëve në bazë dhe sigurisht asaj që ndodh pas dy ditësh, protestës kombëtare të 20 Shkurtit. Gjej rastin t’ju bëj thirrje çdo qytetari të Korçës të na bashkohet jo thjesht për të protestuar në krah të Partisë Demokratike ose për Partinë Demokratike, por për të protestuar për veten, fëmijët e tyre dhe familjen.

Noka: – Nga Devolli qëndrojmë në qytetin e Korçës, në këtë qytet që dikur ka qenë “Zonja e bukur”, por tashmë është e harruar dhe e braktisur, shpopullimi është një nga plagët më të rënda që po ndjen ky qytet, ndaj dhe jemi këtu së bashku për të trokitur në dyert e qytetarëve korçarë për të ecur rrugës së këtij qyteti, për të sensibilizuar qytetarët se sot është dita për të protestuar. Korça ka nevojë për një tjetër këndvështrim, për ndryshim, ka nevojë për vëmendjen e shtetit.

Pyetjes se cili do jetë skenari i protestës, Noka përgjigjet: –

Nuk është nevoja të diskutohet për detajet e protestës, protesta është protestë dhe qytetarët vinë për të protestuar për asgjë tjetër. Ndërsa Bardhi po të njëjtit pyetje i përgjigjet: – Skenarët do i shikoni në datën 20 shkurt nëse do e thonim skenarin e protestës sot, do humbte kurioziteti, pa diskutim që protesta është forma e reagimit, do jetë reagim qytetar, nuk ka asnjë formë për tu ndalur, qytetarët do të vinë bashkë me fëmijët e tyre, familjarët, miqtë, duhet të jemi të gjithë si një formë reagimi ndaj qeverisë. Protesta do të jetë qytetare, paqësore.

Noka dhe Bardhi shkuan disa rrugë të qytetit nga zona këmbësorë deri te pazar i Korçës ku shpërndanë edhe fletëpalosje me informacione rreth protestës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit