4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Duçka i Kolonjës hakmerret! I prish stanin dhe nxjerr 600 dele në mes të dimrit…

- Advertisement -

IMT bashkia Kolonjë,policia e Kolonjës dhe forcat Shqiponja kanë kryer sot një aksion në një stallë në Borovë të Kolonjës për të nxjerë jasht stallës 600 bagëti të imta në një kohë kur i ftohti është prezent dhe bagëtitë në këtë periudhë nuk mbijetojnë.


Ky vendim erdhi pasi për inpektoriatin kjo stallë është ndërtuar në këmbët e urës së Prodanit ambjent ky që është shfrytëzuar nga Nikollq Mejdi që prej vitit 2010 gjë që sipas këtij të fundit bashkia e Kolonjës ka konstatuar shkelje pikëriaht 14 vite më vonë në 2024 për hakmarrje personale


Nikollaq Mejdi hedh akuza për kryebashkiakun e Kolonjës se këtë aksion e ka personal me të pasi bizesmeni ka qënë nismëtari i një peticioni që përfaqësia e fshatit ja ka drejtuar kryeministrit Edi Rama për panelet diellore që do zaptonin një pjesë të fshatit nga Erion Isai(kryetar i bashkisë Kolonjë).

Mejdiu hedh akuza për bashkinë e Kolonjës duke e quajtur veprimin e fundit si goditje të drejtpërdrejtë për biznesin e tij duke qënë se ky biznes ka kontriubuar për përmirësimin e cilësisë së turizmit në Esekë ku vetë kryetari i bashkisë e ka treguar përmes postimeve të tij në rrjetet sociale pa patur debatin e paneleve diellore.
Mejdiu përmes pamjeve që ka regjistruar me telefon tregon mënyrën se si inspektoriati dhe polocia kanë nxjerë jaahtë 600 bagëti mes tyre 200 shqerra të vogla te cilat nk i rezistojnë dot të ftohtit.

Nga anat tjetër vetë kryetari i bashkisë Kolonjë ka sqaruar se me vendim të IMT kjo stallë do të hiqet nga këmbët e kësaj ure e cila ndodhet në km3 në rrugë nacionale Ersekë-Leskovik pranë lokalit të shtetasit Nikollaq Mejdiu.

Ndëekohë që pasi panë situatën në kushte të një moti të paqëndrueshëm dhe të ftohtë gjë që dëmton bagëtitë IMT me një shkresë të dytë pas të parës që duhet të lironte ambjentin i është drejtuar shtetaait Mejdiu se afati do të shtyhet pas periudhës së dimrit në muajin Qershor të këtij viti.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit