15 C
Pogradec
15.5 C
Korçë
15.4 C
Bilisht
13.8 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
16 C
Liqenas
Sunday, May 18, 2025

Skënderbeu 3 pikë mes rrebeshit. Fitore me zemër në “dorë” që ngjit Skënderbeun në 28 pikë

- Advertisement -

Skënderbeu-Kukësi 1-0

Shënues: Rashica 5’

SKËNDERBEU: Alia, Ramos, Prençi, Rabiu, Lika (Merlim 46’), Liço, Rashica Rashica 68’), Gerco, Franklin, Randi, Shaqe (Vangjeli 30’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç

KUKËSI: Tafas, Murati, Lamçe, Lleshi, Dragoshi (Duka 9’), Beshiraj (Nazaryo 46’), Zenunaj, Salami, Lala (Solodovnikov 66’), Fejzaj, Da Mota (Hasaj 81’). Trajner: Emiljano Çela

Gjyqtarë: Albert Doda, Rejdi Zajimi, Stivi Met-Hoxha, Erjon Bylykbashi

Kartonë të verdhë: Shaqe, Randi, Liço / Duka, Hasaj

 

Minutat e para të ndeshjes nisin me vrull për të dy ekipet, ku në fillim shfaqen miqtë rrezikshëm dhe më pas është Skënderbeu që shënon golin e parë, madje që në minutën e 5-të është Rashica në zonë që shënon. 

Më pas goli anulohet duke pretenduar se topi është pasur nga ndonjë futbollist i Skënderbeut, por VAR i jep të drejtë Rashicës që topin e ka marrë nga mbrojtësit e Kukësit. 

Skënderbeu kryeson shumë shpejt, që në minutën e 5-të me anë të Rashicës. 

Pas kësaj minute, loja duket sikur përqëndrohet më shumë në mesin e fushës dhe rastet mungojnë, ndërkohë që edhe miqtë përpiqen që të jenë më shumë në portën vendase, por bardhekuqtë janë të saktë në prapavijë. 

Në minutën e 30-të vendasit detyrohen të kryejnë një ndërrim të detyruar, pasi Shaqe largohet i dëmtuar nga fusha për t’ia lënë vendin Vangjelit. 

Deri në fund të 45 minutave të pjesës së parë Skënderbeu e mbron me fanatizëm golin dhe futet më i qetë në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me nga një ndërrim për të dy ekipet dhe edhe minutat e para të kësaj pjese janë më shumë me përplasje dhe qarkullim topi.  

Në startin e pjesës së dytë shiu bie rrëmbyeshëm në qytetin juglindor, gjë që e pengon edhe lojën e shpejtë. Pavarësisht kësaj është Kukësi që rrezikon me anë të Nazaryo, por porta e Skënderbeut shpëton për mrekulli.

Përsëri është Kukësi që rrezikon në minutën e 66-të dhe duket se miqtë kërkojnë më shumë golin e barazimit dhe Skënderbeu që nuk ka zbritur në asnjë rast në këtë pjesë të dytë. Në fushë stafi teknik i Skënderbeut hedh më pas edhe Ardit Nikaj që ka pasur një dëmtim, ndërkohë që tifozët janë larguar thuajse të gjithë për shkak të rreshjeve të mëdha të shiut.

Kukësi 6-të minuta nga fundi pretendon edhe për një 11-metërsh, por gjithçka e rregullt për gjyqtarin kryesor të takimit.

Deri në fund në një teren të rënduar Skënderbeu mbyll këtë ndeshje me këtë fitore minimale, por me shumë vlera, pasi janë 3 pikë që e afrojnë në mestabelë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit