Lajmi më i fundit vjen nga stadiumi “Skënderbeu”. Pas ndeshjes kanë qenë dy lojtarë, një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit, që kanë pasur probleme shëndetësore.
Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshi që kanë pasur probleme me shëndetin.
Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë dhe kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes.
Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin ndërsa Lleshin ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit. Ja dhe fotot që vijnë në këto momente nga stadiumi juglindor.
Këto simptoma kanë ardhur për shkak të të ftohtit, që ishte jo në temperaturë të ulët, por për shkak edhe të reshjeve dhe rrebeshit që ra sot në juglindje gjatë gjithë ndeshjes.
I urojmë shërim sa më të shpejtë të dy futbollistëve.
Burimi: Korca Boom