7.6 C
Pogradec
9.3 C
Korçë
7.9 C
Bilisht
8.8 C
Ersekë
8.6 C
Maliq
8.5 C
Liqenas
Friday, December 13, 2024

Pogradeci ‘piknik’ të detyruar në Këlcyrë, gjejnë ‘liqenin’ në fushën e futbollit, shtyhet ndeshja e kategorisë së dytë.

- Advertisement -

Pogradeci ‘piknik’ të detyruar në Këlcyrë, gjejnë ‘liqenin’ në fushën e futbollit, shtyhet ndeshja e kategorisë së dytë.

Një nga ndeshjet e sotme në Grupin B të Kategorisë së Dytë, ajo midis Këlcyrës dhe Pogradecit, është shtyrë për shkak të situatës së fushës të rënduar nga reshjet e shiut.

Reshjet kanë bërë që fusha sportive në Këlcyrë të mbushet me ujë dhe në këtë situatë të mos jetë në gjendjen optimale që kërkohet për sfidën e vendasve ndaj kryesuesve të Pogradecit të planifikuar të luhej sot në orën 13:30.

Delegati i ndeshjes ka vendosur që takimi të mos luhet me pjesët e fushës të mbuluara nga uji, ku ishte e pamundur që të zhvillohet një ndeshje futbolli në kushtet normale.

Trajneri i Pogradecit Samuel Nikaj, pak ditë më parë deklaroi se pavarësisht renditjes në fund të tabelës të Këlcyrës nuk do të shkonin atje për piknik. Duke parashikuar gjithçka për një lojë që ekipi liqenor të ruante kreun e tabelës në grupin B, por jo ‘përmbytjen’ e fushës së Këlcyrës.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit