Rritja e cmimit për kartonin e patentës dhe për rihyrjen në provim pas penalizimit të kursantit ka shqetësuar autoshkollat në juglindje. Kjo rritje vjen si pasojë e tarifave të reja të cilat janë vendosur për shkak të rritjes së tatimit për profesionet e lira. Instruktori Neritan Çuni shprehet se shpenzimet për autoshkollat janë duke u rritur ndjeshëm, duke i shtuar vështirësitë ekonomike në bizneset e tyre. Ai po ashtu thekson se tarifat e reja i vështirësojnë situatën, veçanërisht për autoshkollat në qarkun e Korçës, por megjithatë institucionet pritet të marrin një vendim për të kompensuar rritjet e këtyre tarifave.
Në këtë kontekst, Çuni njofton se aktualisht nuk pritet të ketë rritje të çmimit të shërbimeve të autoshkollave në qarkun e Korçës, por opsioni për të rritur çmimet mbetet i hapur nëse kostot nuk mund të përballen nga vetë ata. Ai gjithashtu thekson se rritja e çmimit për patentat mund të sjellë një ulje në numrin e personave që dëshirojnë të marrin lejet e drejtimit.
Në lidhje me bojkotin, Çuni sqaron se ende nuk ka një unifikim të autoshkollave në juglindje për të ndjekur këtë veprim, por nuk përjashtohet një masë e tillë nëse nuk merren masa për të adresuar situatën aktualen.
