Skënderbeu nesër për kthesë të detyruar ndaj Kukësit, Gvozdenoviç: Kemi nevojë për pikët, luhatje kanë thuajse të gjitha ekipet në superiore.
Nesër Skënderbeu pret në fushën e tij Kukësin, një sfidë kjo kur ndoshta më shumë se kurrë deri tani në këtë edicion e ka të detyruar fitoren për siguruar tre pikë të çmuara që e mbajnë larg zonëz së ftohtë përballë një kundërshtari më poshtë në renditje. Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka folur për këtë ndeshje.
‘Ishim mirë me Tiranën dhe dobët kundër Teutës, por kjo ka mbetur mbrapa. Tani jam i përqëndruar së bashku me lojtarët për nesër në ndeshjen kundër Kukësit.
Kjo është ndeshje shumë e rëndësishme sepse kemi nevojë për pikët, por të shikojmë si do dalim. Sot kemi një stërvitje të fundit dhe situata paraqitet e mirë. Kemi vetëm një problem të vogël me Nika, pasi nuk bëri stërvitje të plotë dje dhe sot do shikojmë si e ka gjendjen.
Ndeshjen ndaj Kukësit e bën të vështirë fakti sepse psikologjikisht është e vështirë ngaqë edhe Kukësi ka nevojë për pikë por edhe ne.
Të gjithë e dimë si është situata në kategorinë superiore pasi skuadrat ndahen nga pak pikë. Por ne kemi detyrim fitoren ndaj Kukësit, megjithëse kjo është presion për ne. Kemi nevojë për fitore sepse kjo është detyrim edhe për tifozët.
Skënderbeu ka patur luhatje në rezultate si të gjitha ekipet e tjera me përjashtim të Egnatias dhe Vllaznisë. Ndoshta është edhe mungesë eksperience për të përballuar kategorinë superiore, ndoshta edhe problem psikologjil, por kjo deri tani mund të them se është normale. Tani duhet të mendojmë vetëm për pikët’ ka deklaruar Gvozdenoviç.