4.3 C
Pogradec
2.3 C
Korçë
2.6 C
Bilisht
2 C
Ersekë
1.8 C
Maliq
4.1 C
Liqenas
Thursday, December 12, 2024

Qeveria planifikon të investoje 5 miliardë euro nga buxheti deri më 2027, mungon inventari i asetëve

- Advertisement -

Qeveria programon të financojë nëpërmjet zërit të investimeve publike rreth 5 miliardë euro gjatë katër viteve në vijim 2024-2027, sipas planifikimeve të Ministrisë së Financave në Kuadrin Afatmesëm.

Qeveria do të mbajë të lartë zërin e investimeve publike me rreth 125 miliardë lekë në vit ( 1,2 miliardë euro) në vit, në një total prej 515 miliardë lekë (5 mld euro) gjatë pesë-vjeçarit në vijim.

Zëri i investimeve publike pritet të qëndrojë në rreth 4.8% të PBB-së edhe në vitet në vijim duke zënë mbi 16 për qind të totalit të shpenzimeve buxhetore.

Të dhënat faktike tregojnë se zëri i investimeve ka pasur përgjithësisht realizim më të ulët se planifikimet, por gjithsesi nga viti 2014 deri në vitin 2023 janë disbursuar në ketë zë nga buxheti 795 miliardë lekë ose 7.5 miliardë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se pjesa më e madhe e zërit të investimeve publike shkon për infrastrukturë, rrugë, ujësjellës, kanalizime, shkolla dhe qendra shëndetësore. Megjithë nivelin e lartë të investimeve vendin ynë ende përballet me deficite në infrastrukturë në krahasim me Rajonin sipas matjeve që kanë bërë institucionet financiare ndërkombëtarë.

Sakaq qeveria shqiptare ka dështuar të konsolidojë inventarin e asetëve kombëtare, në mënyrë që të shikohet se si investimet e mëdha kanë ndikuar në rritjen e tyre.

Rasti i inceneratorëve është tregues i qartë se investimet publike shpesh janë pre e skemave korruptive të shpërdorimit masiv të fondeve. Pas vitit 2018, ineneratorët ishin objektet më të financuara të qeverisë nga buxheti i shtetit, teksa një skemë e madhe mashtrimi që ka përfshirë dhjetëra zyrtare të lartë është zbuluar dhe po hetohet nga SPAK.

Në rishikimin e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri në dukje se SPAK kohët e fundit ka vënë nën hetim një profil të lartë zyrtarësh që përfshijnë disa nga PPP-të më të mëdha në vend. FMN vë në dukje se, projektet tregojnë se si korrupsioni, i shoqëruar me një kornizë të dobët Programit të Investimeve mund të fryjë koston e programit të investimeve publike.

Analiza e FMN-së tregon se duke përmirësuar infrastrukturën, tregun e punës, rregullat e për tregun e lirë dhe investitorët dhe duke investuar në kapitalin njerëzor Shqipëria d o të mund të integrohet me shpejt në zinxhirët globalë të vlerës./B.Hoxha

Burimi: Revista Monitor

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit