-5.8 C
Pogradec
-5.5 C
Korçë
-5.3 C
Bilisht
-5.8 C
Ersekë
-6.6 C
Maliq
-4.8 C
Liqenas
Monday, January 12, 2026

Ledjan Zeqollari publikon foton e rrallë të Blatës në Starovë…

- Advertisement -

Blata e Starovës nga Ledjan Zeqollari

Në librin “Revue de géographie” të gjeografëve francezë Charles Velain, Louis Gentil dhe Paul Girardin, një punim shkencor në fushën e gjeografisë dhe gjeologjisë i publikuar në Paris në vitin 1922, në faqen 194 përmendet bonifikimi i tokave moçalore në Shqipëri në periudhën e Administrimit Francez (1916-1920). Në këtë faqe shkruhet:

“Administrata e Territorit të Pogradecit kishte marrë përsipër të thahej fusha rreth fshatit Starovë e cila është shumë moçalore.”

Kjo tokë moçalore, e përmendur në tekst, i përkiste fshatit Buçimas (Starovë) dhe u bonifikua tërësisht në fillimin e viteve 1970. Puna për bonifikimin e saj u mbështet mbi një projekt të inxhinierit francez Albert Garik, i cili projektoi shumë vepra në Pogradec pas Luftës së Parë Botërore.

Në figurën 1) Hartë e Pogradecit e bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Zyra e Luftës së Shtabit të Përgjithshëm në Britaninë e Madhe, viti 1944. Në të djathtë të saj dallohet emërtimi “Blata e Starovës”. Arkivi i Universitetit McMaster, Hamilton, Ontario, Kanada.

Në figurën 2) Tushemishti në një foto të realizuar nga fotografi Misto Cici në vitin 1928. Në sfond dallohet ish zona moçalore e Buçimasit e përmendur më lart. Arkivi i Fototekës Kombëtare.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit