Bashkia Pogradec vazhdon angazhimin për të përmirësuar infrastrukturën dhe kushtet e varrezave publike të qytetit. Një ndërhyrje e rëndësishme është realizuar nëpërmjet punëve publike, duke shtuar rrugët kryesore për të siguruar qasje të lehtë.
“Duke përqendruar vëmendjen në varrezat publike, jemi përpjekur të sigurojmë kushte të përshtatshme për të gjithë ata që dëshirojnë të vizitojnë vendin e fundit të tyre të qetësisë,” – shkruhet në postimin e Bashkisë Pogradec.
Kjo nismë synon të krijojë një mjedis më të përshtatshëm dhe të respektueshëm për qytetarët dhe për të përmbushur nevojat e tyre në momente të vështira. Varrezat publike përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së qytetit dhe përmirësimi i kushteve në to është një hap drejt përparimit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së komunitetit lokal.