7.2 C
Pogradec
7.1 C
Korçë
6 C
Bilisht
6 C
Ersekë
6.1 C
Maliq
7.2 C
Liqenas
Monday, March 24, 2025

E Fundit/ Pogradec: Aksident tjetër në unazë, ja shkaku… (FOTO)

- Advertisement -

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 18:00 në unazën e qytetit të Pogradecit, aty ku vetëm disa ditë më parë u përplasën tre automjete. Dy automjete që udhëtonin në drejtime të kundërta janë përfshirë në këtë aksident, shkaktuar dëme të lehta materiale. Burimet në vendngjarje raportojnë se humbja e kontrollit të mjeteve mund të jetë shkaku i këtij aksidenti. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Dëmtimi i automjeteve ka ndikuar në ngadalësimin e qarkullimit të mjeteve të tjera, sidomos në lagjen nr. 4, ku kalon unaza e qytetit. Kjo zonë ka një ngarkesë të lartë të trafikut, dhe disa incidente rrugorë kanë ndodhur kohët e fundit, veçanërisht për shkak të shpejtësisë së lartë të automjeteve. Mungesa e pengesave për uljen e shpejtësisë, veçanërisht në segmentet ku unaza kalon nëpër zonat e banuara, është një nga problematikat që shkaktojnë këto aksidente.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit