Në datën 21 Janar u zhvilua mbrëmja Gala në Teatrin “A.Z. Çajupi”, një aktivitet i organizuar nga RTSH Korça për të vlerësuar sportistët më të mirë të Vitit 2023 për Qarkun Korçë.
Nga qyteti i Pogradecit, u vlerësuan me Çertifikatë Nderi sportistët:
Mimoza SHAHU – Trajnere e ekipit të vajzave në Volejboll
Nensi SHAHU – Lojtare dhe kapitene e ekipit të vajzave në Volejboll
Arjela BARDHOLLARI – Lojtare e ekipit të vajzave në Volejboll
Gëzim SERDARI – Trajner i ekipit U-18 në Basketboll
Orest XHAFA – Lojtar i ekipit U-18 në Basketboll
Duke falenderuar organizatorët për vlerësimin i urojmë suksese për vitin 2024 ekipeve sportive të dy disiplinave!