I XHENETIT MUEZINI POGRADECAR XHA BEQUA
Ndahet nga jeta në moshën 87-vjeçare, ish-Myezini i pare qe i sherbeu Myftinise Pogradec pas renies te sistemit komunist z. Beqir Malellari.
I lindur në vitin 1937në qytetin e Pogradecit, ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij, z. Beqir Malellari, njihej për respektin që e karakterizonte në mesin e besimtarëve dhe qytetarëve të Pogradecit.
Në vitin 1991 emërohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në detyrën e Myezinit prane Myftinise Pogradec, detyrë të cilën e mbajti dhe e përmbushi me rigorozitet.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë – Myftinia Pogradec i shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjarëve të z. Malellari.
Lusim Allahun (xh.sh) që t’ia ketë falur gjynahet, ta mëshirojë dhe ta bëjë atë prej banorëve të xhenetit Firdeus! Amin!
Falja e namazit të xhenazes do të bëhet ditën e premte ( xhuma), më 26 janar 2024, rreth orës 14:00.
“Inna lil’lahi ue inna ilejhi raxhiun…”
(Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi)’
Burimi: Gazeta Pogradeci