22.6 C
Pogradec
23.7 C
Korçë
23.4 C
Bilisht
21.8 C
Ersekë
23.1 C
Maliq
23.3 C
Liqenas
Thursday, October 10, 2024

Skënderbeu i thotë lamtumirë Kupës. Mbetet “lufta” për superligën! Mësoni çfarë ka ndodhur në Durrës!

- Advertisement -

Teuta-Skënderbeu 2-0

Shënues: Daci 48’, Arifi 56

Teuta: Vata, Jazxhi, Peposhi (Demircani 86’), Daci (Fili 59’), Kruja (Gjinollari 69’), Kotobelli, Lloci, Faust, Çyrbja, Arifi (Daja 59’), Gjini (Qaqi 69’). Trajner: Edi Martini

Skënderbeu: Alia, Prençi, Rabiu (Sebastine 62’), Liço, Rashica, Nikaj (Alliu 42’), Gerco (Lika 62’), Franklin (Janaqi 62’), Pecani (Merlim 15’), Randi, Shaqe. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Kartonë të verdhë: Arifi, Lloci / Randi, Alia, Lika, Rashica

Karton i kuq: Alia

 

Skënderbeu i ka thënë lamtumirë Kupës së Shqipërisë pas humbjes së këtyre momenteve në Durrës dhe tashmë do të duhet të mendojë vetëm për superligën, pasi Teuta është skuadra që kalon më tej, pas fitores së mbrëmjes së sotme në “Niko Dovana”.

Përsa i përket ndeshjes pas minutës së 10-të janë vendasit që duket se shikojnë më shumë nga porta e Alias, por në dy momente mbrojtja tregohet e saktë, pa lejuar që topi të shkojë në kuadrat.

Gjithsesi në minutat e para vlen të përmendet vetëm një ndërrim i detyruar i Rei Pecanit që ka bërë tërheqje muskulare dhe vendin e tij e ka zënë Merlim.

Teuta ka qenë më aktive në raste, teksa ka pasur 3-4 raste, por pa shënuar, ndërkohë që Skënderbeu pak ka parë në portën e Teutës.

Minuta e 40-të ka qenë fatale për Skënderbeun, teksa në minutën e 40-të, Marko Alia e ka prekur topin me dorë jashtë zone dhe gjyqtari Bastari tregon kartonin e kuq për portierin e Skënderbeut.

Largohet Nikaj si sulmues dhe në fushë portieri rezervë, Alliu. Nuk ka më episode dhe pjesa e parë mbyllet në barazimin 0-0.

Në pjesën e dytë, madje që në fillimin e kësaj pjese vendasit do të kalonin në avantazh. Sigurisht që me një lojtar më pak Skënderbeu e ka të vështirë dhe Daci për vendasit nuk e ka të vështirë që në minutën e 48-të të shënojë golin e avantazhit.

Këtu duket se Skënderbeu dorëzohet, pasi në minutën e 56-të është po Teuta që shënon edhe golin e dytë. Arifi për Teutën në zonë nuk e ka të vështirë të dyfishojë shifrat dhe në këtë mënyrë bën që Skënderbeu të kapitullojë.

Gjithsesi rastin më të mirë për Skënderbeun e ka Rashica 13-të minuta nga fundi, ku Rashica nuk ka mundur të shënojë dhe këtu duket se Skënderbeu dorëzohet totalisht.

Edhe Shaqe provon pak para fundit, por përsëri Skënderbeu nuk shënon. Ndërkohë që me rastin e Rashicës, por pa mundur të shënojë ka përfunduar ndeshja mes Teutës dhe Skënderbeut me fitoren e durrsakëve që kalojnë në fazën e 1/4, ndërkohë që Skënderbeu duhet të mendojë vetëm për kampionatin.

Burimi: Korça Boom

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit